Aksident në Zveçan, dy persona të lënduar - Bota Sot
Aksident në Zveçan, dy persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Zveçan, dy persona të lënduar

Më: 7 janar 2019 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në Zveçan, me çrast janë lënduar dy persona

Policia ka njoftuar se ë aksident janë përfshirë dy vetura, derisa të lënduar kanë mbetur dy pasagjer.

“Në rrugën Mbreti Petri në Zveçan raportohet se ka ndodhë një aksident trafiku mes dy automjete, të cilat kishin qenë duke i drejtuar dy ngasësit meshkuj K/Serb”, ka njoftuar Policia.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore dhe zjarrfikësit dhe përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjer -një femër dhe një mashkull K/Serb.  Pas pranimit të ndihmës mjekësore, njëri prej të lënduarve  është liruar, kurse tjetri ishte ndaluar për trajtim të mëtejshëm në spitalin e Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...