Një person gjendet i vdekur në Prishtinë

Kronikë e zezë

Një person gjendet i vdekur në Prishtinë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 23:31
Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten rreth orës 16:00 personi me inicialet Y.Z, 43-vjeçar, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Avdyl Ramaj” në Prishtinë.

“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat