Dogana ndalon kontrabandën me medikamente - Bota Sot
Dogana ndalon kontrabandën me medikamente

Kronikë e zezë

Dogana ndalon kontrabandën me medikamente

Më: 19 mars 2019 Në ora: 15:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Oficerët doganorë gjatë kontrollimit të një maune në Prizren kanë zbuluar sasi të konsiderueshme të medikamenteve të mbështjella me mbulesa për tavolina dhe perde.

Gjatë kontrolleve te mallrat në import kjo dërgesë është selektuar për kontroll të hollësishëm ku gjatë kontrollimin të maunës e deklaruar si përmbajtje tekstili janë hasur sasi të konsiderueshme e medikamenteve, të cilat përveç që ishin në tentim për kontrabandë nuk plotësoni as kushte higjienike dhe temperaturat për transport. 

Sasia e medikamenteve ishte rreth 700 paketime me vlerë afër 15.000 mijë euro. Me këtë rast për shkak se importuesi  ka bërë shkelje të dispozitave të KDAK-së, neni 276 pika A, ndaj të njëjtit është iniciuar proces për kundërvajtje si dhe rasti vazhdon për hetime të mëtejme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...