Sot në mëngjes ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Zllakuqan të Klinës, ku lëndime trupore ka marrë një person i cili është rrokullisur me veturë.
Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, personi në fjalë ka marrë lëndime në dorë.
Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.