Pamje filmike që nxisin vepra penale, në pranga 29-vjeçari

Kronikë e zezë

Pamje filmike që nxisin vepra penale, në pranga 29-vjeçari

Më: 15 prill 2019 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Specialistët e Drejtorisë se Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit pas një hetimi dyvjeçar me metoda speciale të hetimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: – E. U., 29 vjeç, lindur në Gjorm/Krujë dhe banues në Tiranë (i proceduar më parë për veprat penale të “Dhunës në familje” dhe “Pengim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës”). Ky shtetas në adresën e tij në Facebook ka publikuar dhe shpërndarë video e pamje filmike që nxisin dhe propagandojnë veprat penale me qëllime terroriste.

Gjatë kontrollit të banesës se tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi fishekësh luftarakë. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për veprat penale të “Stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 232, 232/a dhe 278/2 të Kodit Penal. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat