Një person është arrestuar në orët e fundit në Tiranë dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim.
I ndaluar nga Policia është shtetasi B. B., 39 vjeç.
Ndalimi i tij u bë pasi ka kanosur me armë zjarri një person tjetër.
Ngjarja ka ndodhur më 15 janar të këtij viti, ku ka kërcënuar shtetasin E.H.