Prizren, një vit burgim pasi kreu vjedhje të rëndë - Bota Sot
Prizren, një vit burgim pasi kreu vjedhje të rëndë

Kronikë e zezë

Prizren, një vit burgim pasi kreu vjedhje të rëndë

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  A.D. nga  Prizreni  për shkak se  ka kryer  veprën penale vjedhje e rëndë.

Të akuzuarin me iniciale A.D, pas  pranimit të fajësisë, gjykata e  ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 500 eurosh si dhe dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej një viti, transmeton Klan Kosova.

“Sepse me datën 18.11.2016, në orët e vona të natës në Prizren, i akuzuari me iniciale A.D. në bashkëveprim me të miturin me iniciale L.L., me qëllim që vetës apo personit tjetër ti sjell dobi pasurore të kundërligjshëm në dëm të dëmtuarit me iniciale V.K. duke shfrytëzuar orët e vona të natës, duke depërtuar përmes së çatisë së kulmit të lokalit, me përdorimin e forcës thyen pllakën e drurit dhe depërtojnë brenda, ku nga aty arrin të merrnin disa pajisje të punës si burmashina, makinë të polirit, fleks dore, kompresorë të klimave, dhe një laptop HP, dhe ikin në drejtim të panjohur, me ç’rast të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm material”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat