Ndodhë në Kamenicë: Shkon për t’ia djegë shtëpinë pasi pranoi një sms anonim

Kronikë e zezë

Ndodhë në Kamenicë: Shkon për t’ia djegë shtëpinë pasi pranoi një sms anonim

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 13:59
Ilustrim

Në fshatin Koretin të Kamenicës, një person ka pranuar se ka dashur t’ia vë flakën shtëpisë një personi tjetër pas një sms të pranuar në telefonin e tij.

I dyshuari pasi ka pranuar një sms nga një numër i panjohur rreth një problemi që kishte, ka shkuar tek personi që kishte problem me të për t’ia djegur shtëpinë me një shishe benzinë.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi ka pranuar një sms-i nga një numër telefoni i pa njohuri rreth një problemi, ka shkuar tek shtëpia e viktimës mashkull K/Shqiptar me një shishe benzine dhe një shkop druri me qëllim të ndezjes së shtëpisë së tij. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat