Gjuajtje me armë në Prishtinë, njësitet policore në vendin e ngjarjes - Bota Sot
Gjuajtje me armë në Prishtinë, njësitet policore në vendin e ngjarjes

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë në Prishtinë, njësitet policore në vendin e ngjarjes

Më: 15 maj 2020 Në ora: 20:06
Foto ilustrim

Rreth orës 18:20, është raportuar për disa të shtëna me armë zjarri në Prishtinë.

Mësohet se dy grupe kanë pasur një mosmarrëveshje në ëms vetë, dhe s’pasoj njëri prej personave ka shtënë më armë zjarri.

Policia nuk raporton për të lënduar.

Bajram Krasniqi nga zyra për informim e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë se dyshohet se deri tek rasti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme që kishin pasur palët e përfshira në këtë rast

“Sot, më 15.05.2020, në ora 18:20, policia është njoftuar për një rast ‘gjuajtje me armë’ në rrugën ”Ahmet Haxhiu”-Prishtinë. Dyshohet se deri tek rasti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme që kishin pasur palët e përfshira në këtë rast. Njësitet policore, janë në vend-ngjarje, kanë hasur aty një ankues, gjatë  shikimit fillestar të vend-ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë. Një nga të përfshirët në këtë rast është  larguar me një veturë nga aty”, tha Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat