U merrte mijëra euro por pacientët humbnin jetën, arrestohet “mjeku alternativ” në Greqi - Bota Sot
U merrte mijëra euro por pacientët humbnin jetën, arrestohet “mjeku alternativ” në Greqi

Kronikë e zezë

U merrte mijëra euro por pacientët humbnin jetën, arrestohet “mjeku alternativ” në Greqi

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Një 47-vjeçar i cili ishte shtirur si mjek është arrestuar nga Policia në Greqi. Sipas autoriteteve, ai kishte bindur pacientët që të ndërprisnin mjekimet dhe të përdornin metodat e tij alternative. Një zëdhënës i Policisë greke tha për CNN se ai shënjestronte njerëz me sëmundje të pashërueshme ose në fazat e fundit. Tre prej këtyre pacientëve, 14, 16 dhe 76 vjeç, kishin humbur jetën pasi kishin ndjekur udhëzimet e tij.

Policia tha gjithashtu se të paktën 45 vetë kishin rënë pre e mashtrimit. Ai u arrestua të martën me akuzën e vrasjes, mashtrimit, falsifikimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, pas hetimeve që zgjatën më shumë se një vit. Autorietetet zbuluan se ai pretendonte të ishte një neurolog, neurokirurg dhe fizioterapist, si edhe një kërkues në fushën e onkologjisë pediatrike, i arsimuar në SHBA dhe Zvicër.

Ai gjithashtu pretendonte se ishte pjesëtar i disa familjeve të famshme greke, kishte një pozicion ekzekutiv në Komisionin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ishte pilot i forcave ajrore dhe pjesë e një fondi amerikan investimesh.

Disa nga substancat që ai u jepte pacientëve përmbanin kanabis. Ai shoqëronte pacientët në spitale për ekzaminime, ose koordinonte operacionet e tyre, duke u marrë shumë të mëdha parash, deri në 15 mijë euro për person. Tre pacientëve që kishin humbur jetën u kishte marrë në total 58 mijë euro, tha Policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat