Trafikuan drogë në vlerën e 40 milionë eurove/ Dalin pamjet nga operacioni italo-shqiptarë që çoi në pranga 37 persona - Bota Sot
Trafikuan drogë në vlerën e 40 milionë eurove/ Dalin pamjet nga operacioni italo-shqiptarë që çoi në pranga 37 persona

Kronikë e zezë

Trafikuan drogë në vlerën e 40 milionë eurove/ Dalin pamjet nga operacioni italo-shqiptarë që çoi në pranga 37 persona

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 09:13
Foto Ilustrim

Departamenti i Antimafias Italiane në bashkëpunim me autoritetet shqiptare kanë vënë në pranga 37 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogave.

Arrestimet janë bërë në Shqipëri dhe në Itali, ku sipas asaj që raportojnë mediat italiane është sekuestruar një sasi prej 3 tonë e gjysmë droge që kap një vlerë prej 40 milionë euro. Droga e sekuestruar ishte e tipit marijuanë, hashash e kokainë e vlefshme për të përgatitur 7 milionë doza drogë. Gjithashtu është dhënë urdhër për sekuestrimin  e një pasurie me vlerë 4 milionë euro.

Ndërkohë mediat italiane kanë publikuar edhe pamjet e arrestimeve dhe drogës së sekuestruar. Në këto pamje shihet edhe policia shqiptare teksa kryen arrestime.

Operacioni i drejtuar nga Antimafia e Barit u zhvillua në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro, si dhe në bashkëpunim me Autoritetet Shqiptare, me Criminalpol, me zyrën ndërlidhëse të Interforze në Tiranë e me koordinimin e Eurojus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat