Policia e Kosovës arreston 27 persona

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës arreston 27 persona

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 11:01
Ilustrim

Gjatë 24-orëshit të fundit, 27 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas statistikave ditore të policisë, 20 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.

Policia po ashtu njofton se brenda 24-orëve u shkaktuan 41 aksidente. Në 12 aksidente pati persona të lënduar, ndërsa 28 të tjerë ishin vetëm me dëme materiale.

Saktësisht 1 mijë persona u gjobitën për shkelje të rregullave të komunikacionit. Ndërsa, për ata që shkelën Ligjin Anti-COVID-19, u shqiptuan 765 tiketa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat