Therje me thikë në Gjakovë, lëndohet rëndë një person

Kronikë e zezë

Therje me thikë në Gjakovë, lëndohet rëndë një person

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 12:22
Foto Ilustrim

Një person ka therur me një mjetë të mprehtë (thikë) një person tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22:25 në fshatin Brodosan, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë, ku sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull   kosovari cili për motive të panjohura e ka therur me një mjet te mprehte-thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor ne spitalin rajonal në Gjakove ku sipas mjekeve gjendja e tij është e rendë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat