Gjendet i vdekur një person në një shtëpi të pabanueshme në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një person në një shtëpi të pabanueshme në Prishtinë

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 23:12
Prishtinë

Të gjitha mjetet e dyshuara mbetën në vendngjarje. Pranë kësaj ulëseje, këtij blloku të betonit e litarëve, në këtë shtëpi në lagjen Kolovica mëngjesin e së dielës u gjet edhe trupi i pajetë i një personi .

Të parët që e panë trupin, ishin ata që banojnë afër këtij objekti, e që menjëherë njoftuan Policinë.

Viktima dyshohet që është rreth të 60-ave, ndërsa sipas banorëve, ai nuk ishte banor i kësaj zone.

E që nga ardhja e policisë e deri tek largimi i trupit të pajetë, procedurat kishin zgjatur për rreth një orë.

Ndërkohë, rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore.E për ta hetuar rastin, Policia e Kosovës, ka marrë në vendngjarje çdo gjë të dyshimtë që mund t’u ndihmojë në zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat