I dyshuari për 47 vepra penale dënohet me 10 muaj burg dhe 100 euro gjobë për vjedhjen e pakove me cigare

Kronikë e zezë

I dyshuari për 47 vepra penale dënohet me 10 muaj burg dhe 100 euro gjobë për vjedhjen e pakove me cigare

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 13:46
Seanca

Gjykata Themelore në Prishtinë, të enjten e ka dënuar me 10 muaj burgim efektiv dhe 100 euro gjobë të akuzuarin për vjedhje, Arben Kurtiq.

Ky aktgjykim është shpallur nga gjykatësja Lumnije Krasniqi pasi që paraprakisht, i akuzuari Kurtiq e ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja Krasniqi në arsyetimin e aktgjykimit ka thënë se i akuzuari Kurtiq është i dyshuar për 47 vepra penale, ku 15 prej tyre janë bërë të plotfuqishme, e që sipas gjykatëses Krasniqi një ndër këto aktgjykime të plotfuqishme, ishte shpallur nga vet ajo.

“Arsyeja e dënimit është se ky dyshohet për 47 vepra, ndërsa i ka të plotfuqishme afërsisht 15 prej tyre. Arbeni brenda viti 2020 ka për pesë vepra kallëzim penal, ndër to ‘sulm i personit zyrtar’, ‘dhunë në familje’, ‘vjedhje”’etj. Një ndër rastet që i kom gjyku edhe u kon i plotfuqishëm është edhe një aktgjykim prej meje. Unë ja kom jep shancën me u rehabilitu, i kom shqiptu urdhrin për punë në dobi të përgjithshme, me ja mundësu me u rehabilitu edhe mos me qu në burg, e ky atëherë më ka falenderu , por ky nuk po ndalet”, tha gjykatësja Krasniqi.

Ajo tutje ka shtuar se dënimi me 10 muaj burgim dhe 100 euro gjobë të akuzuarit i është shqiptuar, pasi që si rrethanë lehtësuese i është marrë gjendja e dobët ekonomike.

“Ky dënim është duke ju falenderu gjendjes së tij ekonomike, se përndryshe nuk e kish pas dënimin me 10 muaj burg e 100 euro gjobë, e kemi parasysh gjykata kushtet e tij ekonomike”, tha gjykatësja Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat