Ksamil, qëllohet për vdekje me armë zjarri 40-vjeçari, policia në kërkim të autorit

Kronikë e zezë

Ksamil, qëllohet për vdekje me armë zjarri 40-vjeçari, policia në kërkim të autorit

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 22:42
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Ksamil.

Një person i moshës 40-vjeçare është qëlluar me armë dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetës rrugës për në spital.

"Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar  me armë zjarri shtetasi  G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes." - njofton policia.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat