Pesë burra rrahën gratë dhe motrat, vetëm dy prej tyre dërgohen në mbajtje

Kronikë e zezë

Pesë burra rrahën gratë dhe motrat, vetëm dy prej tyre dërgohen në mbajtje

Më: 11 prill 2022 Në ora: 09:17
Ilustrim

Pesë raste të dhunë në familje kanë ndodhur të dielën në Kosovë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se pesë burra janë arrestuar pasi që kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortëve dhe motrave.

Në raportin e policisë thuhet se vetëm dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Raporti i policisë:

DHUNË FAMILJARE – Viti 10.04.2022 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

DHUNË FAMILJARE- Ferizaj 10.04.2022 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

DHUNË FAMILJARE – Istog 10.04.2022 – 17:44. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË FAMILJARE – Rahovec 10.04.2022 – 21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

DHUNË FAMILJARE – Vushtrri 10.04.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat