Të shtëna me armë në Vushtrri, sekuestrohet një armë

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Vushtrri, sekuestrohet një armë

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Policia e Kosovës për rajonin e Vushtrrisë ka sekuestruar një armë, një karikator, 15 fishekë dhe shtatë gëzhoja.

Në një komunikatë për media thuhet se Policia fillimisht kishte marrë informacion për të shtëna me armë zjarri. 

“Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër në rrugën ‘Bahri Kuqi’ -Vushtrri është identifikuar vendi nga ku ishin dëgjuar të shtënat në një aheng, në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë me gaz, një karikator, 15 fishekë dhe shtatë (7) gëzhoja”, thuhet në komunikatë. 

Bëhet e ditur se në cilësi të të dyshuarit është intervistuar K.K., 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat