E rëndë: I riu në Mitrovicë tenton të vetëvritet, e plagos veten me pushkë

Kronikë e zezë

E rëndë: I riu në Mitrovicë tenton të vetëvritet, e plagos veten me pushkë

Më: 21 prill 2023 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në rrugën ‘Agim Hajrizi’ në Mitrovicë, ku një person dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

Media mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në banesën e 33-vjeçarit, ku i njëjti është gjetur i gjakosur nga nëna e tij e cila vrapoi e frikësuar për në dhomën e të birit pasi dëgjoi krismën e pushkës.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë nga nëna e viktimës dhe të njëjtit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë  në vendin e ngjarjes ku i kanë ofruar ndihmën të riut, i cili u gjet me plagë në fyt e që e cila dyshohet se i është shkaktuar nga arma.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore të cilët kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale pushkën e cila dyshohet se u përdor në rast.

Nuk dihen ende motivet që shtynë të riun të bëjë këtë veprim, teksa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat