Grabitje në një pompë të derivateve në Gjakovë, kjo është shuma e vjedhur

Kronikë e zezë

Grabitje në një pompë të derivateve në Gjakovë, kjo është shuma e vjedhur

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Një grabitje ka ndodhur mesnatën e së hënës në një pikë të derivateve në fshatin Brekoc të Gjakovës.

Dyshohet se grabitësit kanë arritur të marrin mijëra euro nga arka.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se është vjedhur pazari ditor.

“Shuma e vjedhur është e konsiderueshme. Lidhur me rastin deri në këto momente nuk ka të arrestuar”, tha Elezaj.

Media mëson se dyshohet se shuma e vjedhur është 10 mijë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat