Krimi në Fier/ Para se ta vriste i dhuroi të dashurës pakon e Shën Valentinit

Kronikë e zezë

Krimi në Fier/ Para se ta vriste i dhuroi të dashurës pakon e Shën Valentinit

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 10:54
Ermira Dushi (Arapi)

Viktima e dy ditëve më parë, Ermira Dushi (Arapi), dyshohet të ketë qenë shtatzënë, çka mund të jetë bërë shkak i tragjedisë ku i dashuri i saj, Drini Derveni, vrau atë dhe më pas veten.

Sipas ekspertëve të hetimit, ky dyshim është ngritur nga këqyrja e trupit të 29­ vjeçares, e cila ka rrumbullakosje mjaftueshëm aq sa për t’u dukur disajavëshe shtatzënë. Por kjo nuk konfirmohet zyrtarisht deri në mbërritjen e përgjigjes nga mjekësia ligjore në Tiranë. “Janë dërguar mostrat në Tiranë dhe priten përgjigjet e sakta. Nga këqyrja paraprake dukej sikur Ermira Dushi ishte shtatzënë, por kjo mbetet ende në kuadër dyshimi dhe nuk mund të konfirmohet deri sa fjalën e fundit ta thonë ekspertët e mjekësisë ligjore”, bënë të ditur burime nga grupi i hetimit. Ndërkohë Policia, nga këqyrja që i bëri mjetit, gjeti pistoletën e cila i kaloi laboratorit të kriminalistikës, ndërsa janë kryer veprimet përkatëse nëse në dorën e 32 ­vjeçarit ka shenja të barutit. Ndërkohë, burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se në makinë është gjetur edhe një pako në formën e një dhurate. Burimet nuk konfirmuan se  çfarë kishte brenda pakos dhe për cilin prej tyre ishte destinuar, por paraprakisht dyshohet se mund të ketë qenë një dhuratë për Shën Valentinin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat