Tre të arrestuar për vjedhje në Prishtinë

Kronikë e zezë

Tre të arrestuar për vjedhje në Prishtinë

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prishtinë nën dyshimin se kanë thyer një lokal, ku kanë vjedhur sende të ndryshme tekstili.

Njësitet policore gjatë kontrollit në veturën me të cilin ishin duke udhëtuar të dyshuarit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar sendet që dyshohet se i kanë vjedhur në lokalin e viktimës.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat