Një person është plagosur dje në rrugën “Idriz Gjilani” në Prishtinë, pasi një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri.
Sipas raportit policor 24 orësh, një i dyshuar mashkull shqiptar ka shtënë me armë zjarri dhe si pasojë është plagosur në këmbë viktima mashkull K/Shqiptar, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Si provë materiale në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.
I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin./BS