Vdes njëra nga dy të aksidentuarat në ‘Rrugën B’

Kronikë e zezë

Vdes njëra nga dy të aksidentuarat në ‘Rrugën B’

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Për shkak të lëndimeve që kishte marrë sot në aksidentin që ka ndodhur në Rrugën B në Prishtinë, njëra nga dy të aksidentuarat ka ndërruar jetë në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin  e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 22:00, policia ka pranuar konfirmimin nga QKUK-ja, se njëra nga dy të aksidentuarat L.A. 30 vjeçe, duke mos mundur t’u përballojë lëndimeve të marra ka ndërruar jetë”, ka thënë Borovci.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën B, ku një veturë ka goditur dy këmbësore, të cilat me lëndime të rënda trupore janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat