Morbide, në Vranjevc qeni digjet i gjallë në zjarr - Bota Sot
Morbide, në Vranjevc qeni digjet i gjallë në zjarr

Kronikë e zezë

Morbide, në Vranjevc qeni digjet i gjallë në zjarr

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 18:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Vranjevc të Prishtinës është djegur një qen në zjarr.

Në  disa fotografi të publikuara “Të Bashkuar për Kafshët” në Facebook, një person ka kërkuar që dikush nga Vranjevci të tregojë emrat e njerëzve që kryejnë këto krime, pasi vetëm ata mund t’i njohin se kush janë ata.

Sipas publikuesit të fotografive morbide, është e dyta herë kjo që në Vranjevc qentë digjen të gjallë.

“M’falni për pamjet. Rasti i dytë që osht ka kallet qeni n’Vranjevc!!! Rasti i parë garant plot e dini që përreth jon kon klysha. Jom e bindne që ktu ka plot t’Vranjevcit edhe qe i  njohin drogqat e atyhit se dikush tha qe e kanë bo ata!!!! Hajde ju lutna kushdo qe e din le të më shkrun privat. Unë po du m’u marrë me këtë rast dej n’fund’ Qaj person qe m’tregon kurrr nuk ko me tregu emrin P.s edhe t’shpërblej!!!

Përkundër se kafshët mbrohen me ligj në Kosovë, autoritetet pothuajse asnjëherë nuk kanë ndërmarrë masa kundër abuzuesve dhe vrasësve të tyre.

Shpeshherë jemi bërë dëshmitarë të luftërave të tmerrshme mes qenve, të cilët sillen aty për të luftuar me njëri-tjetrin vetëm sa për të kënaqur instiktet e dhunshme dhe kriminale të një grupi të njerëzve.

Media kërkon nga lexuesit që ky lajm të shpërndahet sa më shumë në mënyrë që të rritet vetëdija e qytetarëve për të denoncuar kriminelët që abuzojnë dhe vrasin kafshët. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test