Kosova e Nexhat Rexhës dhe ligjërimi poetik i kodit narativ - Bota Sot
Kosova e Nexhat Rexhës dhe ligjërimi poetik i kodit narativ

Kultura

Kosova e Nexhat Rexhës dhe ligjërimi poetik i kodit narativ

Nga: Faton Mehmeti Më: 10 janar 2019 Në ora: 07:16
Nexhat Rexha

Çështja e parë që shtrohet para lexuesit gjatë kontaktit të tij me librin, është se çka na sjell të re ajo. Përgjigjen në këtë pyetja na e zbërthen më së miri poeti i mirënjohur Nexhat Rexha, i cili përmes rrëfimit pasqyron realitetin e një kohe pa kohë. Në veprat e e tij poetike, që kryesisht determinohen nga një lirizëm naciona, Nexhat Rexha kultivon një Letërsi misonare, që ka si qëllim pasqyrimin  e realiteti si hap i parë drejt synimit për të ndryshuar gjërat në aspektin poezitive dhe këtë ka arritur ta  bëjë përmes dy temave: 1.Tema nacionale: Kosova. 2. Tema individuale apo shoqërore…me motivet e jetës dhe çdo gjëje që na rrethon. Ligjërimi i saj poetik sillet në trekëndëshin ndërmjet Simbolit, Metaforës dhe Alegorisë.

1.Tek tema Nacionale na shfaqet Poezia lirike atdhetare  si kod nacional i rrëfimit të saj në vetën e parë. Në veprën e tij të parë “Ndrydhja e pikës K“ që dhe brenda titullit ka të shtjelluar kuptimësinë brenda fonemës K, si shenjë e  Atdheut tonë Kosovës. Qysh në titull autori na pëergadit, si një lloj preludi për të na futur në labirinthin e një pjese të historisë së përgjakshme për Liri. Libri është i organizuar në cikle, deri diku me një koherencë dhe unitet midisi tyre, por mjaft homogjen në pikëpamje të strukturës së ideve dhe kocepteve të përgjithshëm krijues të autorit. Nexhat Rexha nëpërmjet kodit të rrëfimit, duke qenë vetë rreëfimtari i një realiteti, përshkruan përjetimet e tij personale me vargjet emblematike  “Në Kosovë jetës i vije erë droje’’për të bërë korelacionin kronologjik të thurrjes së elozheve përmes vargut “Durimi i palodhur i shpirtit idealist”. Këtu na  eksploron simbiozën idealiste të kombit të tij për të kumbur me vargun determinante ”Kosovë je loti, dhimbja dhe gjaku im”

Subjekti  lirik i veprave poetike është njeriu i cili e përjeton thellë historinë dramatike të vendlindjës së vet, duke e shikuar atë në planin social, historik, kombëtar, ekzistencial etj. Ai është njeriu i linduar dhe i rritur në të,andaj edhe  mishëruar plotësisht me fatin e saj,i cili ai njeh më mirë se kushdo tjetër ëndrrat, dëshirat, vuajtjet, gëzimet etj Autori kalon përtej së tashmës, për të kaluar në shprehjen profetike ”Për një ditë Panvere në Kosovë”, apo sic e quan Monica Mureshan: “Nexhat Rexha është një profet i kombit të vet”, siç duket për ta plotësuar thënien e filozofit  të madh Aristoteli se ”Deyra e autorit nuk është të na tregojë atë çfarë ka ndodhur, por atë çfarë mund të ndodhë”. Ndërtimi stukturor i saj përfaqësohet nga një trajtë e shkrimit poetik, që synon esencialitetin e sintetizimin në nivel të shprehjes dhe në nivel të kuptimit, domethenies, një elipse në të gjitha kuptimet.

2. Brumit të gatesës së poezisë të Nexhat Rexhës i shtohet edhe aspekti social i kohës, duke shprehur shqetësimin e tij të një realiteti të  hidhur ku në për çdo cep të  botës  apo sic shprehet autori shohim“ Kudo grevë  në botë  për bukë”. Duke përjetur dhe interpetuar në mënyrë poetike historinë, do të tregoj bindjet, idetë dhe vizionin e tij dhe këtë më së miri e hasim në veprën e tij të fundit “Pikojnë heshtjet”, ku para së gjithash thyhet parimi metadologjik i Shenjuesit për Shenjën. Autori komunikon me lexuesin përmes temave universale të njeriut në këtë Botë apo apo sic e quan autori në njerën poezi te tij  “Planeti absurd” Heroi epiko lirik na del si instrument, me anën e të cilit poeti shpreh ndienjatën dhe mendimet e njeriut (shqiptarit) të kohës, që prapseprap mbetet nën vorbullën autoktone.

Në aspektin kompozicional ai luan naratorin, e shtjellon temën dhe e organizon rrëfimin. Zyzheu është ndërtuar mbi Kodin Narrativ të saj, qoftë në vetën e parë,apo dhe ne vetën e tretë,që ëshë alteregoja e autorit. E shoqëruar nga  vargu i rimuar katërstrofësh. Nexhat Rexha i ka dhënë e vetës së tij, por edhe poezisë sonë një vlerë të madhe dhe një begati, duke zënë një vend të merituar në letërsinë e përgjithshe shqiptare.

Biografia dhe veprat botuara

Nexhat Rexha u lind më 01 Shkurt 1956 në  Topanicë, Komuna e Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse Fakultetin Filologjik – Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në vitin 1980. Merret me krijimtari letrare në zhanrin e poezisë, prozës dhe kritikës letrare. Nexhat Rexha ka kryer shumë detyra me rëndësi atdhetare. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që nga vitit 2003. Punon profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Gjimnazin ”Ismail Qemali” në Dardanë. Vokacioni: letërsia. Deri tani ka botuar: 1. “Ndrydhja e pikës K” - 2003, poezi. 2.”Unazë qiellore” - 2005, poezi. 3. “Ligjërime  përjetimesh”-2006. kritikë. 4.” Dhembja kujtesë”-2008- poezi. 5. “Bekimi i shekujve”, ”Binecuvantarea Secolelor”, në gjuhën rumune – Bukuresht - 2009, poezi. 6. ”Pikojnë heshtjet”- 2010, poezi. 7. “Fjala ruan kujtimin” - 2010. 8. “Etje E Pashuar” Poezi të zgjedhura nga autorë të Dardanës-2010. (Bashkautorë: H. Këqiku, N. Rexha, S. Sadiku). 9. “Emra dhe Vlera” – 2012, kritikë. 10 “Bisedë me Hijet”- 2012, poezi, në gjuhen suedeze. 11. “Fluturojnë zogjtë në kafaz” - 2014, poezi. 12.Shtjellimi i tekstit, 2015, kritikë. 13.Vlerësime Letrare, 2016, kritikë. 14. Shfletime dhe kundrime letrare, 2018, kritikë. 15. “The Dialectics of Love” – “Dialektika e Dashurisë”, poezi anglisht – shqip, New York 2018.*Në pranverë të votot 2009 paraqitet me poezitë e tij si bashkautorë në Antologjinë poetike në gjuhën rumune ”Templul cuvantului” - ”Tempulli i Fjalës”, Bukuresht. *Punti de cuvite/ Urat e Fjalëve, një antologji e poezisë kontemporane rumuno-shqiptare Jash, 2009. *Është përfaqësuar në librin ”Jehona e shekujve”, Antologji poetike, Suedi, 2010. Ёshtë përfaqësuar në “KORSI E HAPUR” - Antologji poetike 2. Përgatitur nga Kristaq F. Shabani. Në botim të LNPSHA “PEGASI”, Tiranë, 2012. *Është përfaqësuar në disa numra të revistës”KOSOVA” në Gjuhën shqipe dhe rumune, poashtu në revistën “ALBANEZUL”,”Shqiptari”, të cilat botohen në Bukuresht nën kujdesin e Baki Ymerit. Boton shkrime në të gjitha gazetat e revistat  në gjuhën shqipe: Në Kosovë, Shqipëri,Maqedoni dhe Kosovë Lindore. Fitues në disa konkurseve letrare. Kryeredaktor i revistës letrare  NOSITI-Dardanë. Anëtar i bordit të redaksisë së revistës letrare  AGMIA-Gjilan. Redaktor dhe recensent i shumë librave letrar dhe shkencor. Autori jeton dhe krijon ne vendlindje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...