Mashtrimi

Kultura

Mashtrimi

Nga: Dibran Demaku Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 13:56
Dibran Demaku

Nuk po ju besonte syve të vet derisa po lexonte ato radhë.Dhe i fshiu me shuplakë të duarve,siç bënte shpeshëherë kur i rridhnin lot nga sytë.E lexoi dhe e rilexoi disa herë mesazhin që i ishte rexhistruar në celularin e tij.

Dhe sërish nuk po bindej se ai mesazh ishte i vërtetë.I kishte shkruar ajo me të cilën kishin shkëmbyer mesazhe prej një viti e më shumë.Dhe jo vetëm që i kishte shkruar,por i ishte përgjegjur pozitivisht kërkesës së tij për një dashuri.

Mesazhi i shkruar dhe i rexhistruar në celularin e tij, ishte i tëri dhe i bëri.Ajo e kishte pranuar dashurinë e tij,këtë herë pa kushte.I kishte shkruar në mesazh se e kishte pranuar të ishte dashnorja e tij,pasiqë më në fund ishte e bindur në dhe për dashurinë e tij.Ishte e bindur,sepse për një vit e ca ai i kishte shkruar më shumë poezi se Omer Khajami të dashurës së tij tek Rubairat.

Diku nga fundi i mesazhit ajo e njoftonte se tashmë ishte divorcuar nga bashkëshorti dhe jetonte vetëm me të birin.Meqë ajo tashmë siç shkruante ishte krejt e lirë,priste krahhapur atë dhe dashirinë e tij.

-Më në fund!-mërmëriti ai me vetën e tij dhe një ndjenjë e ëmbël ia përshkoi krejt trupin.Për një moment ai u përfshi në një ekstazë të ëmbël saqë ju bë se kishte përfunduar në duartë dhe trupin muskuloz të së dashurës që e njihte vetëm nga fotot e shumta që ajo i kishte dërguar.Dhe ai gjithmonë i kishte adhuruar femrat muskuloze,ato që kur të fusin përfundi ta ndalin frymën me peshën e tyre,dhe që me gjakun e nxehtë ta shtojnë edhe më shumë epshin e dashurisë,e jo si ato hollaket me më shumë eshtra se mish që u ngjajnë atyre kukullave të veshura nëpër vitrina të lokaleve afariste.-Grua është ajo që me trupin e saj ta mbushë shtratin!-sikur dëgjoi zërin e vet.

Kur i kaloi ekstaza dhe para syve i doli realiteti ai e kuptoi se nga dëshira e çmendur kishte për ca çaste ishte përfshirë nga në ëndërr e ëmbël.

Filloi të jetonte me realitetin që e rrethonte.Ishte krejt i vetëm në dhomën e ditës dhe me celularin që nuk e lëshonte nga dora.Për fat të mirë të tij,atë ditë e shoqja kishte dalë me disa shoqe të saj dhe ai ishte krejt i lirë që të shkruante dhe komunikonte me të dashurën e tij sa të donte.Për një moment në mendje i erdhi dëshira që me të dashurën e tij të bënte një bisedë telefonike,por shpejt hoqi dorë nga ai mendim kur ju kujtua ngathtësia e tij në të folur.Këtë mangësi ia kishte vërejtur edhe ajo kur kohë më parë kishin kontaktuar nëpërmes të telefonit,dhe në bisedë e sipër e kishte pyetur në ishte ai vetë,sepse me atë të folur nuk ngjante me asgjë me ato që shkruante.Bile për një moment ajo kishte dyshuar në ishte i njejti,pasi që në të shkruar ishte shumë i zoti,ndërkaq në të folur nuk ia thonte fare.Duke kujtuar atë rast,hoqi dorë që t’i telefononte.Por edhe ti shkruante sikur kishte frikë.Një frikë të pashpjegueshme,të cilën nuk e kishte ndjerë tjetër herë.

Dashurisë do t’i përgjigjej domosdo me dashuri,pasi që ishte ai i pari që kishte kërkuar të ishte i dashuruar.Dhe derisa po mundohej që t’i gjente fjalët më të zgjedhura për të dashurën e tij të dëshëruar,ju bë se sikur në atë moment i ishin ngatrruar fjalët,mendimet.Mbase kjo i ngjante nga gëzimi i madh apo nga befasia që po i dhuronte jeta.

Ajo matanë,në këto momente priste mesazhin e tij.

Matanë?E matana ishte larg,tepër larg.Tash kur ajo kishte pranuar dashurinë e tij mbase do të kërkonte edhe kontakte fizike.Domosdo që dashuria kërkon edhe kontakte fizike,përndryshe nuk mund të quhet dashuri faktike.Kishte dëgjuar se ajo tjetra quhet dashuri platonike,ndryshe dashuri në fantazi,për të cilën kurrë në jetë e tij nuk kishte ëndërruar.

Derisa ai po bënte luftë të brëndshme në vetën e tij,se si t’i përgjigjej të dashurës së tij,në ekran të celularit i erdhi mesazhi tjetër nga ajo.
-E more mesazhin i dashur?-i shkroi ajo.

E quante sërish i dashur.Domethënë ajo e kishte me gjithë mend dhe e bindur në dashurinë e saj.
-E mora!-ia ktheu ai pa shtuar asgjë tjetër.
-Dhe?!…
-Dhe faleminderit!
-Vetëm kaq?!…
-Çfarë duhet tjetër?!
-Si ore çfarë duhet tjetër?!…Po ndonjë fjalë të dashurisë nuk e thua dot?!…
-Më fal të lutem,por ti e di se sa shumë të dua?!
-E ku ta di unë derisa ti nuk thua asgjë në këtë drejtim?!…Dhe kur?!…Sot kur unë dashurisë tënde ju përgjigja me dashuri?!…Unë mendoja se ti sot do ta shkruaje një roman të tërë…Ndërkaq ti heshtë si buf..,Kjo më bën të dyshoj se ti nuk je Ti!
-Të dua zemër,të dua!…Por,kjo largësi…mund të jetë pengesa jonë serioze!…
-Çfarë thua,e kupton se ç’thua?!
-Zemër,më ke befasua ëmbël sot,prandaj të lutem mos ma prish gëzimin!…
-E lexove mesazhin tim deri në fund,apo i ngazëllyer nga fitorja e lexove vetëm gjysmën e tij?!
-Jo e lexova të tërin.Dhe të falenderoj që dashurisë sime ju përgjigje me dashuri!
-Po ndonjë cikërrimë e vogël andej nga fundi i mesazhit nuk të ra në sy?!
-Edhe cikërrimat që thua ti më ranë në sy,i lexova,por ato për mua nuk kishin asnjë rëndësi!
-Ashtu?!…Mbase për ty nuk kanë shumë rëndësi,por për mua janë jetike!Të thash se tashmë jam e divorcuar dhe kam nevojë për përkrahjen dhe ndihmën e një burri!
-Të kuptoj drejtë!
-Dhe do të jesh në gjendje që t’i plotësosh ato cikërrime?!
-Patjetër?!
-Kur?!
-Në mos sot,nesër apo në ditët në vazhdim!
-Jo,të lutem atë cikërrimën për lekë mbaroje sa më parë që është e mundur…Sot apo nesër se ato lekë i duhen tim biri,për të cilin ti nuk e di që është student!…
-Lekët e kërkuar do t’i postoj nesër,zemër!
-Nëse e bën këtë të mirë për mua unë të puth nga larg me mall!…
Dhe linja telefonike e saj kishte rënë.
Tërë natën nuk kishte futur gjumë në sy.Ishte rrotulluar e përpëlitur në shtrat duke menduar për të dashurën dhe dashurinë e saj!…Dikur i kishte feksur një mendim në tru se e tëra ajo që ai e ëndërronte si dashuri nuk ishte gjë tjetër veç një mashtrim!…
Të nesërmën derisa ai po bënte luftë me një dhimbje të tmerrshme koke(mbase nga pagjumësia),në e ekranin e celularit të tij ju vizatua pyetja:-I nise lekët i dashur?!…
Deshi të shkruante diç të keqe,që nuk i përkiste përsonit të tij,por u përmbajt.Pas ca çastesh i shkroi një fjali tepër të shkurtër:-Prit pak,ne nuk njihemi sa duhet?!
-Si ore nuk u njihkemi?!…Po a nuk je ti që më tepër se një vit më shkruan se më dashuron?!…Po a nuk je ti që më shumë se një vit i puth (në mungesë)sytë e buzët e mija?!…Po a nuk je ti që i puth(në mungesë “himalajet” e mija?!Dhe kur i puthje të vinin të ëmbla,ndërkaq tash që unë t’u dhash me shpirt,thua se nuk njohemi sa duhet bashkë?!Dhe për çfarë?!…Për pak lekë të pshurrtë?!…Ik,more e shko në…!…Për çfarë të të dua unë ty?!…Apo për sytë tu të zi?!…Ka ikur ajo kohë o i marrë?!…Ik,e mos më shqetëso më me atë dashurinë tënde të mashtruese!…Dhe në tel kishte vendosur shenjën bllok,që do të thonte se kishte ndërprerë çdo kontakt…
Ai kishte mbetur si i ngurosur me shikim në xhamin e celularit…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat