Ngjyrat e Kolonjës! Artistë nga disa vende të botës hedhin pranverën në telajo

Kultura

Ngjyrat e Kolonjës! Artistë nga disa vende të botës hedhin pranverën në telajo

Më: 10 maj 2024 Në ora: 19:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ngjyrat e pranverës në Kolonjë i hodhën në telajo. Më shumë se 20 piktorë shqiptarë e të huaj u bënë bashkë në një koloni arti.

Vizituan vendet më të bukura të krahinës dhe veprat që realizuan u prezantuan në një ekspozitë

Helidon Haliti dhe Fatmir Juka vlerësuan këtë eveniment që promovon vlerat e krahinës dhe artit.

Piktori turk Atanaur Dogan ka realizuar portretin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, pasi sipas tij, lidhja midis shqiptarëve dhe turqve kulmon me dy personazhe, Skënderbeun dhe Ataturkun

"Në fakt mund të pikturoja natyrën por këtu pashe njerëz heronj dhe vendosa të pikturoj një hero. Ne turqit kemi të përbashkëta me ju shqiptaret e dy njerëz që na bëjnë bashkë janë Skënderbeu dhe Ataturku. Vendosa të pikturoj Skënderbeun sepse pashë vërdallë nëpër Shqipëri por e këtu në Kolonjë se emri i tij përmendej shpesh dhe doja të përulesha ndaj kombit tuaj e popullit tuaj duke pikturuar atë qe është e rëndësishme për ju, ndaj pikturova Skënderbeun"

Jorge Corpuna nga Peruja është tërhequr nga fusha e Kolonjës, punim të cilin e ka sjellë me ngjyra të shumta.

Kolonja pothuajse çdo vit tërheq piktorë të shumtë duke e kthyer tashmë një event të tillë si traditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat