​Muzeu personal me mbi 1 mijë artefakte interesante në Isniq

Kultura

​Muzeu personal me mbi 1 mijë artefakte interesante në Isniq

Më: 12 maj 2024 Në ora: 14:36
Miftar Januzaj

Eksponate të vjetra që nga ilirët, dardanët që tregojnë traditën e kombit shqiptare e deri te lufta e fundit në Kosovë, por edhe eksponate mjaft të vjetra evropiane.

Është hyrja e muzeut “Etno Kastrioti Skënderbeu”, në Isniq të Deçanit. Këtu na priti Miftar Januzaj që na tregon për muzeun i cili fillon nga oborri që është nga gurët e kullave shqiptare.

Thesari i artefakteve është brenda në muze, ku Miftar Januzaj ka mira artefakte të mbledhura nga vendi jonë dhe e gjithë bota që nga periudha e ilirëve e deri në kohet e sotme, e të cilat tregojnë traditën e kombit shqiptare, duke mos lënë anash edhe vendet e ndryshme.

Januzaj: Në këtë muze gjenden afër 1250 eksponate 

“Ky muze e ka një histori bukur të gjatë. Në këtë muze gjenden afër 1250 eksponate të ndryshme kohore, këtu bëhet gërshetimi i kulturave të ndryshme kohore, këtu ka artefakte nga vendi jonë por ka edhe nga shtetet e ndryshme të botës sepse është një muze unikat dhe ia vlen që të vizitohet dhe ja vlen të ekspozohen dhe ia vlen që të mbledhim dhe t’i ruajmë dhe të konservojmë eksponatet për shkak se brezat që vinë e ta shohin kulturën traditën tonë. Është një guri apo një sopat ilire që ekspertet e kanë konstatuar është i vjetër diku gjashtë mijë vjet të cilën e ka gjet vajza ime e ka gjetur në lumin e Deçanit në vitin 1987 dhe ma ka sjell si fëmijë dhe ajo ma ka jetë një energji dhe na ka dhënë një detyrë që të mbledhë truaj dhe të konservoj eksponatet antike”, tha Januzaj.

Januzaj: Kjo është një tërfurk i leshit që është e vjetër afër 122 vjeçare

“Kjo është një tërfurk i leshit që oshtë përdor në malësinë Malit të Zi ma kanë sjell një familje nga Mali i Zi dhe është e vjetër afër 122 vjeçare, dhe është një karakteristik shumë e madhe është e punuar me dorë por vet tregon lashtësinë e saj dhe është shumë karakteristike, është tipike shqiptare. Kjo është një element shumë interesat, është gjerman dhe është nga gjermanishtja e vjetër, njerëzit e pasur në gjermani që kanë jetuar një llukës të madhe e kanë pasur këtë element”, u shpreh Januzaj.

Kjo pasuri e rrallë në Muzeun Etno Kastrioti është një dëshmi e jetës së përditshme dhe historisë së shqiptarëve. E aty gjenden edhe artefakte 350 vjet të vjetra.

Januzaj: Këto janë zile të deleve, janë shumë të vjetar janë diku 300 vjeçare

“Këtu janë disa tjegulla të vjetra dhe janë shumë karakteristike, janë me numra dhe me vizatime që më të vërtet janë shumë të vjetra, munden me qenë afër 350 viteve, këto i kemi gjetur nëpër shumë zona, në Junik. Këto janë zile të deleve, janë shumë të vjetar janë diku 300 vjeçare. Këtu janë lapsat që janë përdor për vizatimin e freskave nëpër manastire për me i bërë vizatimet. Këtu i kanë mbajtur gjatësinë e këpucëve. Kjo është një vulë mbretërore, stema origjinale mbretërore. Ky është një çibuk për cigare këtu e kanë vu duhanin. Ky është i një familjes në fshatin tonë për nxjerrjen e dhëmbit sepse në atë kohë nuk ka pasur mjete moderne por kanë qenë klasike, sido që të jetë ia kanë dalur dhe ky është përdorur dhe është quajtur si qark dhe është bërë nxjerrja e dhëmbit në mënyrën e vet ashtu siç kanë ditë”, vazhdoi Januzaj.

Januzaj prezanton një gamë të gjerë të koleksioneve të ndryshme, duke përfshirë qerapat e identifikuara nga shqiponja, të cilat tregojnë origjinalitetin e tyre. Në koleksion gjithashtu ndodhet një makinë e vjetër për qethjen e flokëve, një simbol i kohës kur kjo ishte një praktikë e zakonshme. Në vazhdim, Januzaj shpjegon se një element tjetër është përdorur për të matur tokën, duke treguar se si kjo teknikë ka qenë e përdorur në procesin e kadastrës.

Januzaj: Ky është elementi me të cilin është matur toka

“Këtu ka koleksione të ndryshme këtu ka qerapo që i identifikon edhe shqiponja po shihet origjinale është, këtu janë të punuara në Bej të Prizrenit. Ky është një makinë për qethjen e flokëve, atëherë ka qenë klasike. Me këtë element është mat toka do të thotë është qit në letër kadastra ka qenë më klasikja, d.m.th. punëtorët e kadastrës e kanë përdorur këtë mjet. Është një mjet që e kanë përdorur njerëzit e pasur më të cilën e kanë futur arrën brenda dhe e kanë thyer”, u shpreh Januzaj.

Ndërkaq ky muze pasuron koleksionin e tij me monedha të vjetra, si dardane, marka gjermane, si dhe objekte të tjera të vlefshme si një ujti të vjetër për hekurosjen e rrobave dhe një element nga ushtarët e ish-Jugosllavisë, punuar nga kashta e shkepsave. Gjithashtu, në koleksion gjendet një radio gjermane e vjetër, dëshmi e historisë së komunikimeve të kohës.

Januzaj: Këto janë para të vjetra dardane

“Para të vjetra dardane, marka gjermane, franga shqiptare dhe ka shumë të tjera. Është një ujti e vjetër që është përdor për hekurosjen e rrobave, është vu prushi dhe është hekuros. Është një element nga ushtarët që kanë qenë në ish-Jugosllavi kur kanë shkuar ushtarët për të sjell diçka në shtëpi dhe me tregu që diçka kanë punuar është kjo nga kashta e shkesave, është një radio e vjetër gjermane”, potencoi Januzaj.

Për më tepër, aty është edhe historia e fundit si një kujtesë e lavdishme e luftës për liri, duke ekspozuar artefakte dhe uniforma të përdorura nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në një kohë kur liria është shumë e çmuar, muzeu shërben si një dëshmi e pamohueshme e guximit dhe përkushtimit të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.

Januzaj: Ushtria Çlirimtarë e Kosovës është lavdia e kombit tonë 

“Kjo është historia e fundit dhe është historia më e lavdishme e popullit tonë, Ushtria Çlirimtarë e Kosovës është lavdia e kombit tonë dhe është bërsi i të gjitha asaj historie që e kemi kaluar dhe është vula e lirisë që ne e gëzojmë sot, këtu ka eksponate të ndryshe, ka artefakte të ndryshme, armë që janë përdorë gjatë luftës mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave barbare serbe, fal Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, djemve dhe vajzave të popullit tonë, ne jemi sot në liri. Ky është një element nga tanket 220 milimetra, kjo është një raket që e ka përdor NATO, është gjend aty ku është bombarduar, ky është një karikator i gulinovit, këtu ka kalibra të ndryshme, ato janë turbi ushtarake, këto janë mina hedhës që janë gjetur e këto janë edhe ne Koshare. Aty është një uniform e një ushtari te Kosovës e një luftëtari shqiponjat e zeza që ka qenë tmerri për forcat serbe”, përfundoi Januzaj.

Sa i përket historikut të vetë muzeut, ai u hap më 3 nëntor 2012 dhe në fillim posedonte diku mbi 400 eksponate të periudhave të ndryshme historike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat