Dita e Evropës

Kultura

Dita e Evropës

Nga: Adem Bytyçi Më: 13 maj 2024 Në ora: 16:36
Autori Adem Bytyçi

Skënderbeu Gjergj Kastrioti

I dha shumë dikur Evropës

E shpëtoi nga civilizimi

Më i prapambetur i botës.

Dielli e Hëna

Dhe toka Qielli

I premtojnë t ‘madhit Gjergji

Fli i qetë

E mos ke dert

Kombin tënd

Nënë Evropa

Do ta mbajë përgjithmonë

N' gjirin e vet

Padrejtësitë që i janë bërë

Do t'i përmirësojë

Vjet për vjet

Edhe pse Serbia

Dhe Rusia

Janë kundër popullit shqiptar

Njërit më t ‘vjetrit n ‘rajon

Dhe Evropë

T ‘cilin e kanë dëbuar

Me dhunë dhe terror

Nga tokatë e tyre

Për n' Anadoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat