Arti mural, atraksioni më i ri turistik në Tiranë - Bota Sot
Arti mural, atraksioni më i ri turistik në Tiranë

Kultura

E shtunë, 20 tetor 2018

Arti mural, atraksioni më i ri turistik në Tiranë

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 16:35

Artistët e huaj kanë zgjedhur të lënë gjurmët e tyre në kryeqytetin shqiptar në një mënyrë krejt të veçantë, këtë herë duke dhënë mesazhet e tyre në muret e pallateve të Tiranës.

 

Ndërsa dikur ish-kryetari i bashkisë së Tiranës, sot Kryeministër i vendit vendosi t’i jepte një tjetër dimension Tiranës përmes ngjyrosjes së pallateve dhe mesazheve të rëndësishme për komunitetin, tanimë janë artistët e huaj që duan të risjellin në vëmendje këtë element të rëndësishëm, tipar i kryeqyteteve moderne europiane.

Një prej artistëve të huaj, Ania Kitlas, të cilët gjallëruan Tiranën tonë me art dhe ngjyra, në një prononcim për ATSH-në u shpreh se, “… kam ardhur së bashku me nëntë artistë të huaj, ku shumica prej tyre janë italianë, për projektin ‘Mural Fest’. Jemi nisur për në Tiranë të premten që shkoi dhe kemi nisur punën të shtunën dhe ditën e djeshme artisti i fundit përfundoi artin e tij mural. Gjithashtu po presim një artist shqiptar dhe një francez, të cilët duhet të vazhdojnë pikturat e tyre dhe me këtë kemi kompletuar 13 punime murale në Tiranë. Është një projekt unik, pasi në Tiranë nuk kishin nisur akoma këto punime mbi mure”.

“Ne kemi një laborator në Leçe i cili merret me artin urban dhe në 2015 kemi njohur një artist shqiptar, Franko Dinen, me të cilin përveç miqësisë patëm një bashkëpunim me njëri-tjetrin, kemi pikturuar sëbashku, ai ka ardhur në Leçe dhe gjithashtu në Francë dhe tani erdhëm ne për ta takuar, jemi një grup shumë i mirë. Artistët janë shumica italianë, por është gjithashtu dhe një artist serb, që quhet Artec dhe gjithashtu një artist uruguajan, i cili po zhvillon një tur në Europë duke pikturuar muret e kryeqyteteve europiane, midis të cilëve dhe muret e Tiranës”,  u shpreh artistja Kitlas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test