Nënshkruani peticionin drejtuar UNESCO-s për mbrojtjen e lahutës

Kultura

Nënshkruani peticionin drejtuar UNESCO-s për mbrojtjen e lahutës

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Është lansuar një fushatë online për t’i bërë thirrje UNESCO-s që ta rishikojë vendimin për njohjen e lahutës si instrument tradicional serb.

Aty shtrohet pyetja nëse vendimi i marrë është i drejtë për trashëgiminë shqiptare.

“Po ju bashkëngjisim një studim shkencor që shpresojmë të hedh dritë mbi këtë çështje dhe shpresojmë se do të jetë i mjaftueshëm për të vendosur drejt në mbrojtje të kulturës dhe trashëgimisë shqiptare”, thuhet në një pjesë të tekstit.

Tutje është përshkruar historia e “Lahutës së Malësisë” së Gjergj Fishtës.

Para disa ditësh Serbia ka regjistruar në organizatën botërore për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, UNESCO, lahutën si pjesë të trashëgimisë së saj kulturore.

Peticionin drejtuar UNESCO-s në mbrojte të lahutës mund ta gjeni këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat