Vërshime në Kumanovë nga reshjet e shiut

Kumanova

Vërshime në Kumanovë nga reshjet e shiut

Më: 5 janar 2021 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në Kumanovë ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është shqyrtuar gjendja në komunë pas reshjeve të fundit të shiut.

Me këtë rast, SHKMSH ka marë qëndrim për evitimin e dëmeve që kanë shkaktuar lumenjt Kriva Reka dhe Pçinja.


“Duke pasur parasysh daljen nga shtrati të lumenjve Kriva Rekë në pjesën e Jaçinces dhe Dovezences dhe lumit Pçinja në pjesën te fshati Pçinjë, SHKMSH doli me konkluzë në formë të rekomandimit deri te SHA “Ujësjellësi Fusha e Kumanovës Likovës” menjëherë ekipet e tyre të dalin në teren me mjetet e disponueshme dhe të veprojnë në drejtim të tejkalimit të situatës në interes të qytetarëve”, thuhet në konkluzën e SHKMSH në Kumanovë.


Njëkohësisht shtabi komunal përsërit rekomandimin që qytetarët tu përmbahen masave të caktuara për mbrojtje nga Covid 19.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat