Kumanova e mbytur nga deponia e egër

Kumanova

Kumanova e mbytur nga deponia e egër

Më: 31 janar 2021 Në ora: 15:07
Kumanova

 Qyteti i Kumanovës tash e një kohë të gjatë po ballafaqohet me një numër të konsiderueshëm të deponive të egra të cilat mund të vërehen gjithandej në qytet. Edhe përkundër pastrimit dhe menjanimit të deponive të egra nga ana e ndërmarrjes publike “Pastrim dhe Gjelbërim”, pas një kohe të shkurtër, nga qytetarë të pa ndërgjegjshëm të njëjtat formohen përsëri. Nga kompetentët thuhet se qytetarët nuk i hedhin mbeturinat në vende adekuate, kurse qytetarët akuzojnë ndërmarrjen publike “Pastrim dhe Gjelbërim” se nuk bënë grumbullimin e mbeturinave me kohë dhe rregullisht.

“Çdo ditë kaloj këndej, shofim se askush nuk merret me pastrimin e kësaj deponie, nuk e dim se si qëndron puna”, u shpreh një qytetarë.

“Kjo pra është vetëdija jonë, kemi koshet e plehrave por nuk shkojmë ti hedhim në to, por na vie më lehtë ku të mbërrijmë ti hedhim, edhe lumin e e kemi ndotur, gjithçka kemi ndotur”, u shpreh një qytetarë.

Nga komuna e Kumanovës, theksojnë se edhe përkundër masave të ndërmarra përsëri situata mbetet e njejtë.

“Ne si komunë kemi dhe jemi duke ndërmarr masa disa herë, për pastrimin sit ë deponive të egra gjithashtu edhe shtratet e lumenjve, dhe kur shohim përsëri kemi gjendjen e njejtë me ato deponi pasi që aty po hidhen mbeturina nga më të ndryshme”, u shpreh kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Gjithashtu nga komuna e Kumanovës bëjnë të ditur se vitin e kaluar inspektorët komunal gjatë inspektimeve në terren kanë gjobitur të gjithë ata qytetarë të cilët kanë shkelur ligjin duke hedhur mbeturina në vende jo adekuate dhe publike.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat