Kumanova me 343 raste aktive me COVID-19

Kumanova

Kumanova me 343 raste aktive me COVID-19

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Aktualisht në Kumanovë ka 343 raste aktive me coronavirus. Për një javë, në këtë qytet janë regjistruar gjithsej 74 raste të reja.

“Në periudhën nga 25.01 deri më 31.01 në Komunë e Kumanovës janë regjistruar 74 raste të reja, ndërsa momentalisht ka 343 raste aktive”, thonë nga Shtabi i Krizës në Kumanvë.

Ata ju bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe rekomandimet e Qeverisë siç janë mbajtja e largësisë trupore prej dy metrave, mbajtja e maskave dhe të mos ketë grupime në vende të hapura dhe të mbyllura.

Ndryshe, Kumanova pas Shkupit është qyteti me më së shumti të infektuar me COVID-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat