Kumanovë, virusi Korona trefishon shifrat

Kumanova

Kumanovë, virusi Korona trefishon shifrat

Më: 24 mars 2021 Në ora: 15:36
Spitali në Kumanovë

Virusi Korona ka trefishuar shifrat në Kumanovë. Nga Qendra e Shëndetit Publik në këtë qytet theksojnë se brenda një muaji numri i të infektuarve ka shënuar rritje të madhe edhe atë kryesisht për shkak të mos-respektimit të masave mbrojtëse.

 Po ka rritje të shifrave si shembull pe marr javën e fundit të shkurtit ku kemi pasur 89 të infektuar, ndërsa javën e  kaluar numri ka arritur në 283 që është një dallim shumë i madh. Kjo rritje vjen më së tepërmi si pasojë që të rinjtë, të cilët pastaj e transmetojnë tek më të vjetrit dhe ky numër pritet të rritet në këtë dy javët e ardhshme’ deklaroi Arif Latifi, Drejtor i QSHP Kumanovë.

Ndërkohë qytetarët e anketuar thonë se rritja e shifrave është si pasojë e vonesës së vaksinave.

 Së pari është problemi te popullsia dhe së dyti është problemi te qeveria. Shteti duhet të merr masa se edhe psiqikisht jemi të lodhur, do të vijnë vaksinat-jo s’do të vijnë, do të marrim-jo s’do të marrim! Krejt shtetet e Evropës morën, Maqedonia siç e dini është në zero.”

 Po rriten shifrat, s’ka vaksina por s’ka edhe shtet! Çfarë ju pengon juve më së shumti? Po më pengon maska. Pse po e mbani? Po e mbaj sepse dënimi 20 euro po të gjobitin për asgjë.”

 Mungesa e vaksinës në këtë shtet nuk mund të kuptohet përse s’ka. Ju dërgojnë paratë e ju kthejnë mbrapsht ajo është lojë e tyre. Çfarë të them për këtë shtet, është dashur të mendohet më herët për shëndetësinë e jo tash të na maltretojnë neve.”

Në Spitalin e qytetit të Kumanovës janë të shtruar 100 pacientë. Ndërkohë është vënë në funksion edhe spitali modulare për pranim të pacientëve, të cilët kanë nevojë të kurohen në kushte spitalore. Që nga fillimi i pandemisë mbi 6300 kumanovarë janë prekur nga CoVid-19, ndërsa raste aktive janë mbi 550.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat