30 nxënës me Covid-19 në Kumanovë

Kumanova

30 nxënës me Covid-19 në Kumanovë

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Gjithsej 30 nxënës dhe nëntë mësimdhënës janë infektuar me Covid – 19 në Kumanovë nga fillimi i vitit shkollor deri më sot, informuan kompetentët nga sektori për arsim në komunë. Ata vlerësuan se, gjendja momentale është stabile, pasi ka 21 shkolla fillore dhe të mesme.

Pas vendimit të Qendrës për Shëndet Publik Kumanovë në izolim janë disa paralele dhe këta nxënës ndjekin mësimin online. Shkollat kanë vepruar sipas protokolleve dhe algoritmeve gjatë mësimdhënësit të infektuar apo kujt do qoftë në shkollë. Tani për tani është vepruar në pajtueshmëri me protokollet. Nuk kemi probleme shtesë”, deklaroi udhëheqësi i sektorit për arsim, Aleksandar Jovanoviq.

Sipas të dhënave, në Kumanovë ka 14,807 nxënës, ndërsa gjithsej të punësuar janë 1,730 persona.

Të gjithë së bashku, nxënësit, prindërit dhe të punësuarit, t’i respektojmë protokollet shëndetësore dhe të sillemi në mënyrë të përgjegjshme, sepse një pakujdesi e vogël mund të sjell deri në izolim të gjithë paraleles”, apeloi Jovanoviq.

Sipas të dhënave, në spitalin e përgjithshëm në Kumanovë, momentalisht janë të hospitalizuar 78 pacientë. Në spitalin ditor mbi 50 persona nga verilindja mjekohen nga Covid.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat