Në Kumanovë dështon tubimi i Aleancës dhe Alternativës

Kumanova

Në Kumanovë dështon tubimi i Aleancës dhe Alternativës

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 07:32
Foto ilustrim

Ka dështuar tubimi i sotëm i Aleancës dhe Alternativës në qytetin e Kumanovës ku duhej të prezantohej lista e kandidatëve për këshilltar nga ky koalicion.

Sioas sondazheve të fundit, lista e këshilltarëve e koalicionit opozitar Aleanca dhe Alternativa në Kumanovë gëzon vetëm 2.3% besim të qytetarëve shqiptar.

Ky dështim i sotëm ka të bëjë me faktin se Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, shqiptarëve të Kumanovës ua kërkojnë votën që të zgjidhet kryetar komune, ish branitelli i luftës së 2001, Toni Mihajllovski i partisë së tyre si motër VMRO-DPMNE.

Shqiptarët e Kumanovës sonte i mbajtën leksion për shqiptarizëm Selës dhe Gashit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat