Objekti i lënë pas dore në mes të Kumanovës! Dikur hotel, sot strehimore për narkomanët

Kumanova

Objekti i lënë pas dore në mes të Kumanovës! Dikur hotel, sot strehimore për narkomanët

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 06:39
Foto ilustrim

Ky objekt ndodhet në Qendër të Kumanovës.

I rrënuar krejtësisht e shpesh herë është strehimore për të pastrehët dhe narkomanët.

Përplot mbeturina, ndërsa kundërmon erë e keqe.

Dikur ishte hotel ndër vendet më të frekuentuara nga banorët dhe turistët e huaj, por sot është lënë pas dore.

Banorët theksojnë se duhet të merren masa për pastrimin dhe ndërtimin e këtij objekti. Përpos që prish pamjen e qytetit, mbeturinat, shiringat dhe fekalet mund të bëhen edhe burim i infeksionit.

“Gjendja momentale e hotelit është katastrofale, duhet të pranojmë sepse ky është fakt dhe nuk ka ikje nga kjo. Duhet të rinovohet , duhet të punohet sepse Kumanova si qytet më i madh të mos ketë hotel. Dikur ekzistonte në Ish Jugosllavi, atëherë kishte edhe muzikë të gjallë dhe shumë njerëz dilnin e hynin, kështu që mendoj se duhet të ndërtohet, do të jetë mirë si për qytetin dhe për shtetin sepse nëse vjen ndonjë i huaj në Kumanovë do të ketë ku të shkojë dhe ku të flejë”, tha një qytetar.

Qytetarët për Tv21 thonë se Kumanova si nuk ka asnjë hotel në qendër të saj. Ata thonë se duhet të ndërtohet aty diçka, çfarëdo qoftë, vetëm mos të lihet në këtë gjendje.

“Duhet të jetë ndonjë restorant, apo hotel apo ndonjë ndërtesë të ndërtohet pra çka do qoftë kjo është qendra e qytetit. Është e vjetër ndoshta ka diku 50 vite. Kjo siç ka qenë dhe kështu ka përfunduar.

A rrinë narkomanë këtu?

Me siguri, me siguri”, tha një tjetër qytetar.

Ndryshe, ky objekt ka qenë i njohur si Hotel Kristal, ndërsa ka kohë që për të ka lëndë gjyqësore dhe gjendet në procedurë fermentuese. Por ky nuk është i vetëm, në Kumanovë ka edhe objekte tjera të tilla që janë lënë pas dore. Pyetëm në komunë nëse do të marrin ndonjë masë, por nga atje nuk morëm përgjigje.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat