Presidenti maqedonas pritet për iftar nga familja shqiptare në Kumanovë

Kumanova

Presidenti maqedonas pritet për iftar nga familja shqiptare në Kumanovë

Më: 8 prill 2022 Në ora: 21:12
Pendarovski ka ngrënë iftar sonte në një familje shqiptare në një fshat të Kumanovës.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka ngrënë iftar sonte në një familje shqiptare në një fshat të Kumanovës.

Pendarovski ka uruar qytetarët myslimanë për muajin e Shenjtë, derisa ka falënderuar shqiptarët për mikëpritjen.

Ai kaloi mbrëmjen në fshatin Kondovo në familjen Tanalari.

“Të gjithë bashkëqytetarëve të besimit islam, në muajin e Ramazanit ju uroj një periudhë të qetë agjërimi, lutjeje dhe ditë të lumtura me më të dashurit tuaj”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

“Faleminderit familjes Tanalari në Kondovë për mikpritjen, që më lejuan të jem pjesë e darkës së tyre të Iftarit”, shtoi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat