Dimitrievski: Propozimi francez na shkeli si popull

Kumanova

Dimitrievski: Propozimi francez na shkeli si popull

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 11:44
Maksim Dimitrievski

Kreu i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski tha se propozimi francez për heqjen e vetos bullgare dhe hapjen e negociatave për aderim në BE ka shkelur dinjitetin e popullit maqedonas. Dimitrievski kërkoi nga shqiptarët që të kuptojnë gjendjen në të cilën gjenden maqedonasit.

“Ne Maqedonasit me këtë 2 gusht nuk ishim të lumtur, me gjithë atë që ndodhte në vazhdimësi, me të gjitha ato lëshime që u bënë, propozimi francez i pavend, në të cilin e pamë që në përgatitje kanë marrë pjesë edhe presidenti edhe kryeministri ynë. propozimi francez na shkeli, na shkeli si popull.

Na shkeli krenarinë dhe dinjitetin. Unë i lus dhe kërkoj nga bashkëqytetarët shqiptarë që të na kuptojnë se në çfarë gjendje jemi”, tha Dimitrievski.

Kryetari i Komunës së Kumanovës mohoi se është në koalicion me OBRM-PDUKM-në. Ai theksoi se portale të afërta me pushtetin po mundohen ta paraqesin se ai është i afërt me partinë e Mickoskit.

Dimitrievski tha se do ta rrëzojë pushtetin aktual, me qëllim ngritjen e ish-partisë së tij, LSDM-në.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat