Asambleisti i Iniciativës Qytetare SDP, partisë së Oliver Ivanoviqit i cili një vit më u parë në pjesën veriore të Mitrovicës, Marko Jakshiq, është kërcënuar me jetë.
Kjo ka ndodhur pasi që në pjesën veriore të Mitrovicës më 2 shkurt, të shtunën, është paralajmëruar mbajtja e protestës “Një nga pesë milionë” kundër Aleksandar Vuçiqit, presidentit të Serbisë.
Jakshiqi është kërcënuar në llogarinë “Balkanfox” në rrjetin sociale Tëitter.
“Juve i nderuar duhet t’ju tërheqim zhag në mes të Terazisë si shembull. Duhet të ju vije turp që po e ndanë popullin, dhe pas të gjitha problemeve që i kanë, edhe kjo ju duhet. A po e bën këtë si shërbim për shqiptarët? Me ruaj Zot se çfarë po bëni”, ka shkruar një përdorues në “Balkanfox”.
Jakshiq ka thënë se e ka paraqitur kërcënimin në polici.
“Në ditët e sotme çdo kush po kërcënohet kështu si unë, dhe pas asaj që i ka ndodhur Oliverit (Ivanoviq) kam arsye për të qenë i shqetësuar, kështu që të njëjtin postim ia ka dërguar Prokurorisë për krime në Beograd dhe pres reagimin e tyre”, ka thënë Jakshiq.
Ai të hënën më 28 janar ka paralajmëruar se të shtunën në orën 18 do të mbahet protestë në pjesën veriore të Mitrovicës në mënyrë që qytetarët e atij qyteti dhe pjesë tjera të Kosovës të solidarizohen me popullin në Serbi dhe kërkesat e tyre për largimin e Vuçiqit dhe njerëzve të tij nga pushteti.
Policia e Kosovës e ka pranuar kërkesën për protestë.