Administratori serb i Ujmanit: Jemi gati për skenarin më të keq, nëse tentojnë të na e marrin Liqenin

Lajme

Administratori serb i Ujmanit: Jemi gati për skenarin më të keq, nëse tentojnë të na e marrin Liqenin

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 15:41
Policia e Kosovës

Menagjeri i hidrocentralit të Ujmanit, Marko Vulovic, nuk e ka përjashtuar mundësinë se shqiptarët e Kosovës e mendojnë që në mënyrë të dhunshme ta marrin këtë liqen artificial, por i njëjti paralajmëron se nëse kjo ndodhë do të ketë pasoja të mëdha për të dyja palët.

‘Unë nuk mendoj se është e pamundur për ta marrë me forcë ” Gazivodën ”, por kjo do të kishte pasoja të pallogaritshme për të dyja palët. Ne nuk jemi të sigurt se shqiptarët e mendojnë apo jo një skenar të tillë, – tha Vulovic për Sputnikun rus.

Vulovic ka përmendur edhe vendimet e fundit të shtetit të Kosovës, të cilat sipas tij kanë çuar në tensione politike që ‘mund të kenë rrjedh të paparashikueshme’.

“Klima politike është rritur, e ngarkuar edhe me taksën 100 për qind, duke krijuar një ushtri dhe duke uzurpuar pronën e Serbisë, duke çuar në tensione politike që mund të kenë një rrjedhje të paparashikueshme. Nëse e gjithë kjo është kështu, ne nuk mund të flasim për sigurinë e Gazivodës, por sigurisht që ne analizojmë situatën, në mënyrë që të marrim vendime në kohën e duhur për të mbrojtur këtë sistem, e cila është jetike për zhvillimin tonë dhe mbijetesën “, ka thënë Vulovic.

Duke komentuar deklaratën e Thaçit në vizitën që pati vitin e kaluar në Ujman ku tha nga atje se Liqeni është i Kosovës, Vulovic  duke thënë se pronësia e Ujmanit është e pakontestueshme, dhe se ky objekt është ndërtuar dhe financuar nga Serbia,  nga vendas, dhe nga burimet e jashtme të financimit.

Kujtojmë se, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në të gjitha deklaratat e fundit ka thekuar se tri pikat strategjike si Liqeni i Ujmanit, qyteti i tërë i Mitrovicës, Trepça, janë resurse të panegociueshme me Serbinë, dhe i takojnë vetëm Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat