Kolinda Grabar – Kitarovic: Nuk përzihem në punët e Serbisë por duhet të kemi kujdes, ta ruajmë paqen në rajon - Bota Sot
Kolinda Grabar – Kitarovic: Nuk përzihem në punët e Serbisë por duhet të kemi kujdes, ta ruajmë paqen në rajon

Lajme

Kolinda Grabar – Kitarovic: Nuk përzihem në punët e Serbisë por duhet të kemi kujdes, ta ruajmë paqen në rajon

Më: 18 mars 2019 Në ora: 12:58
Klinda Grabar Kitarovic

Presidentja kroate, Klinda Grabar Kitarovic, nuk ka dashur të bëj komente për protestat anti-qeveritare në Serbi, pork a thënë se ‘ajo nuk do të dëshironte ta shihte asnjë vend jostabil në rajon, pasiqë kjo do ta prekte gjithë rajonin’.

“Ka shumë çështje që po ndodhin në Serbi dhe në të cilat nuk do të doja të komentoja, por ajo që mund të them është se destabilizmit i rajonit – dhe këtu hyn edhe destabilizimi i Serbisë, do ta prkte gjithë rajonin”, ka thënë Kitarovic, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencë për media, shkruan Hina kroate.

AJo ka thënë se nuk është kohë edhe aq e mirë për Evropën Juglindore aktualisht.

“Evropa Juglindore nuk po kalon në kohë edhe aq të mirë prandaj duhet të hapim sytë mirë kur vijnë në pyetje raportet tona, raporte që përfshijnë edhe ato mes Kroacisë, Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës”, ka thënë ajo.

Ndryshe, ka disa ditë që kanë nisur protestat anti – qeveritare në Serbi. Më të përshkallëzuara, ishin në dy ditët e fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...