Vijnë reagimet e para nga Beogradi për ndërhyrjen e ROSU-t në Veri. Vuçiç dhe Drecun përmendin luftën. Serbia do të mbrojë qytetarët serbë në Kosovë

Lajme

Vijnë reagimet e para nga Beogradi për ndërhyrjen e ROSU-t në Veri. Vuçiç dhe Drecun përmendin luftën. Serbia do të mbrojë qytetarët serbë në Kosovë

Më: 28 maj 2019 Në ora: 12:25
Aleksander Vuçiç

Pas ndërhyrjes se forcave shqiptare në Veri të Kosovës (ROSSU) kanë pasuar reagimet e ashpra madje edhe kërcnuese nga autoritet serbe në Beograd. I pari ka reguar  presidneit serb Aleksandar Vuçiç i cili tha se “Ushtria do të mbrojë njerëzit nëse ka sulme serioze, ne do të fitojmë” kruse Kryetari i kuvendit të QKM Milovan Drecun flet për luftë . “ Prishtina u përgjigjet mesazheve të paqes në një mesazh lufte” ka thënë ai, transmeton agjencia e lajemeve “Presheva Jonë”

Drecun: Prishtina u përgjigjet mesazheve të paqes në një mesazh lufte

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, teksa ka folur për aksionin e Policisë së Kosovës në veri të territorit të Republikës së Kosovës, ka thënë se nëse do të eskalojë situata atëherë Serbia do të ndërhyjë ushtarakisht për të mbrojtur jetën e serbëve në atë pjesë. Këto deklarime kreu i shtetit serb i ka bërë gjatë një seance që është duke u zhvilluar në Kuvendin e Serbisë, e ku po diskutohet për Kosovën.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në vazhdim tha se 23 persona u arrestuan në operacionin e policisë së Kosovës, në Kosovën e veriut sot. Ai tha se ushtria serbe do të mbrojë popullsinë nëse ndodhin sulme serioze ndaj popullit serb në Kosovë dhe se Serbia do të fitojë.

Vuçiç i tha Kuvendit të Serbisë për ngjarjet në veri të Kosovës se personat serbë dhe boshnjakë u arrestuan në Mitrovicë, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe se ata ishin anëtarë të forcave të Policisë së Kosovës.

Kryetari i kuvendit të QKM Milovan Drecun thotë se shqiptarët e përzgjodhën me kujdes momentin për aksion brutal në veri të KiM, të cilat, thonë ata, dërgojnë një mesazh se ata nuk duan të vazhdojnë dialogun dhe se qëllimi i tyre është të shkaktojnë që Serbia të marrë masa të armatosura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat