Bie niveli i ujit në burime, nisin reduktimet në fshatrat e Lugut të Leshanit dhe Baranitnit

Lajme

Bie niveli i ujit në burime, nisin reduktimet në fshatrat e Lugut të Leshanit dhe Baranitnit

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 17:58
Ujësjellësi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë, ka njoftuar konsumatorët, se si pasojë e mungesës së reshjeve gjatë dimrit dhe pranverës, ka filluar aplikimin e reduktimeve të ujit me orare të caktuara, për fshatrat e Lugut të Leshanit dhe Lugut të Baranit.

Sipas njoftimit të Zyrës Rajonale të KRU “Hidrodrini” në Pejë reduktimet vijnë bazuar në strategjinë që askush të mos mbetet fare pa shërbimet e ujit!

Për ta zbatuar këtë strategji, në këtë fazë, kjo kompani njofton se fshatrat e Lugut të Leshanit dhe Lugut të Baranit, i nënshtrohet reduktimeve të përditshme nga ora 08:00 e mëngjesit deri në ora 19:00!

“Me aplikimin e kësaj strategjie, zonat të cilat kanë pësuar deri më tash, duke qenë pa ujë të pijshëm deri në 24 orë, siç ka ndodhur me Vitomericën dhe disa Bashkësi të mëdha në qytet (Pejë) me mungesë shtypjeje të vazhdueshme 24 orëshe, tani i rikthehen normalitet në shpenzim dhe orar të kontrolluar”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Sipas njoftimit, reduktimet pasojnë si rezultat i rënies së theksuar të nivelit të ujit në burime!

“Oraret vlejnë deri në njoftimin e radhës, ndërkohë KRU ‘Hidrodrini’, rikujton konsumatorët se vazhdimisht, me të gjitha kapacitetet e veta, (inspektorët në terren) po merr masa të ashpra ndëshkuese për keqpërdoruesit e ujit!”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat