Vuçiqi kërkon ndaljen e punimet në rrugën afër manastirit të Deçanit

Lajme

Vuçiqi kërkon ndaljen e punimet në rrugën afër manastirit të Deçanit

Nga: F. B. Më: 15 gusht 2020 Në ora: 11:53
Manastiri i Deçanit

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka fol sot rreth ndërhyrjes në zonën e mbrojtur të manastirit në Deçan për ndërtimin e rrugës duke e cilësuar jolegale dhe rrezikim të objekteve të shenjta dhe akt në kundërshtim me të arriturat civilizuese dhe rregulloret ql ka marr vetë Prishtina, shkruan “Informer”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka paralajmëruar se lidhur me këët në takimin e Brukselit me përfaqësues nga Prishtina do kërkoj ndalimin urgjent të punimeve në zonën e mbrojtur të manastirit të Deçanit.

"Mbrojtja e trashëgimisë kulturore e fetare në Kosovë është prioritet i shtetit dhe politikës shtetërore dhe jemi gati që me Kishën Ortodokse (SPC) të krijojmë ekip special për mbrojtjen e trashësisë shpirtërore ortodokse”, ka thënë Vuçiq njofton shërbimi për media i presidencës.

Punimet në atë pjesë sipas tij po përjetohen si presion ndaj palës sonë dhe porosi se trashëgimia jonë janë peng i vullnetit shqiptar.

Vuçiq ka thënë se për dialog produktiv nevojitet që mes palëve të ketë raport minimal besimi dhe klimë paqësore, ndërsa rruga përreth manastirit padyshim janë sulm ndaj tij dhe krijojnë një atmosfere të atillë.

Ai ka nënvizuar se shumica e manastireve edhe kishave janë shkatërruar në dy dekadat e fundit nën urrejtjen e ekstremistëve shqiptar dhe Serbia nuk do lejoj paralajmërimin se një fat i tillë mund të i ndodhë edhe ndonjërit nga vendet e shenjta.

"Pres nga BE të bëj presion eksplicit edhe të fuqishëm ndaj Prishtinës, për ndalimin e fushatës së rrezikimit të trashëgimisë së shenjtë serbe në Kosovë, sepse ato përveç që janë[ tonat janë vlera të paçmuara të kulturës ortodokse dhe çdo sulm ndaj tyre është sulm edhe ndaj vlerave evropiane", nënvizoi Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat