Ismail Kadare fiton çmimin që e kanë fituar edhe shkrimtarët e mëdhenj Gabriel Garsia Markez, Oktavio Paz dhe Cezlav Millosh

Lajme

Ismail Kadare fiton çmimin që e kanë fituar edhe shkrimtarët e mëdhenj Gabriel Garsia Markez, Oktavio Paz dhe Cezlav Millosh

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 18:42
Ismail Kadare

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare ka fituar  Çmimin Ndërkombëtar “Neustadt” për Letërsi, që ndryshe njihet si çmimi më i rëndësishëm ndërkombëtar i letërsisë pas çmimit Nobel”.

Kadare deri më sot ka fituar International Booker Prize në 2005 (çmimin më të rëndësishëm britanik në nivel ndërkombëtar), dhe për më shumë, në edicionin e parë të këtij çmimi në vitin 2005. Për të kuptuar rëndësinë e këtij çmimi mjafton  të kujtojmë që, pas Kadaresë, International Booker Prize u fitua edhe nga Phillipe Roth në 2011 (shkrimtari ndoshta më i njohur amerikan)  e Alice Monro (fituese e Nobelit në 2013) dhe Olga Togarczuk (Fitues i fundit i Nobelit për Letërsi)

Ismail Kadare ka fituar edhe një serë çmimesh, duke filluar nga çmimi Princi i Asturias në vitin 2009, çmimin më të rëndësishëm të vendeve latine të akorduar nga Princi Filip i Spanjes. Për t’u përmendur që Princin e Asturias, dy  vitet përpara Kadaresë e kishin  fituar Amos Oz dhe  Margaret Atëood. Ndërkohë që lista e fituesve të këtij çmimi është madhështore. Aty gjejmë nobelistët Gunter Grass, Doris Lessing apo të famshmit Arthur Miller, Mario Vargas Llosa apo Carlos Fuentes.

Kadare në vitin 2015 fitoi çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Jerusalem Prize”, lista e fituesve të së cilit është krenari për çdo fitues. Emri I Kadaresë gjendet  aty në mesin e Milan Kundera, Jorge Luis Borges, Oktavio Paz, Graham Greene, Ernesto Sabato, Mario Vargas Llosa, Simone De Beauvoir, Coetze, Arthur Miller, Haruki Murakami e Bertrand Russell. Në listën prej 29 fituesve të këtij çmimi janë mbi 10 fitues të Nobelit dhe pothuaj gjithë emrat më të rëndësishëm të letërsisë botërore.

Tani i erdhi radha edhe çmimit më të rëndësishëm amerikan në letërsi, “Neustadt Prize”, i cili është themeluar nga Universiteti i Oklahomës në vitin 1970. Juria ka zgjedhur si fitues Ismail Kadarenë në edicionin jubilar të  50-të për t’iu bashkuar të famshmëve nobelistë që gjithashtu e kanë fituar këtë çmim nëpër vite siç janë: Gabriel Garcia Markez, Czeslav Millosh apo Oktavio .

Siç njihet si zakonisht, tani jemi në prag të akordimit të çmimit Nobel, ku shkrimtari jonë i madh është gjithmonë në listët e laureatëve për këtë çmim që deri më tani nuk ka arritur ta fitojë, për çka të gjithë shqiptarët urojnë që ta fitojë këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat