Pacolli dënon sulmin ndaj gazetarit Kajtazi

Lajme

Pacolli dënon sulmin ndaj gazetarit Kajtazi

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 15:08
Behgjet Pacolli

Sulmi ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazit u dënua edhe nga Behgjet Pacolli.

Pacolli përmes një shkrimi në Facebook, tha se drejtësia duhet ta bëj punën e saj, në zbardhjen e këtij rasti.

Statusi i tij i plotë: 

E dënoj ashpër sulmin e armatosur kundër makinës së gazetarit Shkumbin Kajtazi mbrëmë. Ky sulm i dytë kundër gazetarit është një akt shqetësues që duhet të mobilizojë policinë dhe hetuesit për të sjellë para drejtësisë ata që qëndrojnë pas këtij sulmi. Ne nuk mund të jemi një vend normal dhe demokraci nëse heshtim kur gazetarët kërcënohen dhe sulmohen.

Është e qartë se dikush nuk është i kënaqur me punën e gazetarit, dhe kjo kërkon solidaritetin tonë me Shkumbim Kajtazin dhe veprimet për t'i dhënë fund këtij cikli kërcënimesh dhe sulmesh kundër tij.

Policia e Kosovës me pak seriozitet dhe angazhim jam i bindur se do ta zbulojë këtë akt qyqar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat