Zelenoviç mbështet Kostiçin: Koha është për debatin rreth Kosovës

Lajme

Zelenoviç mbështet Kostiçin: Koha është për debatin rreth Kosovës

Nga: F. B. Më: 18 janar 2021 Në ora: 18:58
Nebojsha Zelenoviç

Kreu i “Së bashku për Serbisë” dhe ish-kryetari i Shabacit, Nebojsha Zelenoviç ka publikuar në rrjetin social Tviter se “mbështet propozimin e kreut të Akademisë së Arteve edhe Shkencave të Serbisë Vladimir Kostiç për fillimin e debatit për Kosovën, duke vlerësuar thirrjet për ndërrimin e tij si largim nga realiteti, shkruan “Nova.rs”, transmeton “Bota Sot”.

“Mbështes propozimin e kreut të SANU Kostiç për fillimin e debatit serioz dhe veprues për Kosovën. Kërkesa që Kostiç të shkojë nga kreu i SANU është në thelb thirrje që të iket nga realiteti dhe lënia në dorë të fatit, në të cilën nuk do të ndikojmë”, shkroi Zelenoviç.

Të përkujtojmë se kreu i SANU Kostiç ka deklaruar se "Kosova nuk është e jona dhe duhet ta kuptojmë sa më parë.

“Unë plotësisht e pranojë se nuk kam të drejtë, unë kam udhëtuar dhe gati kalova kufirin , saktë më kanë treguar rrugë të caktuara që nuk janë të këndshme për shëtitje. Do të ishte shkëlqyeshme që Kostiç të ishte nënshkrues i marrëveshjes së Kumanovës, marrëveshjes së Dejtonit dhe marrëveshjes së Brukselit, atëherë do të kishim fajtorin dhe nuk kemi çfarë të mendojmë” ka deklaruar Kostiç, që pastaj ngjalli reagime edhe polemika.

Për shkak të kësaj deklarate, një pjesë e madhe e opinionit ka kërkuar që të jap dorëheqje në vendin e kreut të Akademisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat